Koronavirusi prek edhe Apple: Do ketë mungesë të smartfonëve iPhone në treg

Publikuar tek: aktualitet, më 00:35 18-02-2020 Koronavirusi prek edhe Apple: Do ketë mungesë të smartfonëve iPhone në treg Foto: Getty

Shpërthimi i koronavirusit në Kinë ka prekur edhe gjigantin teknologjik amerikan.

Kompania amerikane Apple ka njoftuar sot se nuk do të arrijë të kapë objektivin e saj të fitimeve tremujorshe të 2020-ës, pas shpërthimit të koronavirusit që ka çuar në ulje të prodhimit dhe rënie të kërkesës në Kinë, raporton newsbomb.al.

Kompania, me qendër në Kaliforni, tha se të gjitha fabrikat e saj të prodhimit në Kinë po rihapen gradualisht, por do të duhet pak kohë deri sa të nisin punën me kapacitet të plotë.

Apple nuk ka asnjë prej fabrikave të saj në provincën Hubei, që është edhe qendra e shpërthimit të virusit vdekjeprurës.

Apple tha në fillim të janarit se priste që fitimi për tremujorin të dytë të ishte midis 63 miliardë dhe 67 miliardë dollarë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088009834289551
array(1) { ["section"]=> string(81) "koronavirusi-prek-edhe-apple-do-kete-mungese-te-smartfoneve-iphone-ne-treg-195571" }