Koronavirusi, Shahini merr masa në shkolla: Çdo ditë mësuesit orientojnë nxënësit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:21 27-02-2020 Koronavirusi, Shahini merr masa në shkolla: Çdo ditë mësuesit orientojnë nxënësit

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë një postim në 'facebook' ku ka shkruar se çdo ditë në shkolla mësuesit po orientojnë dhe po mësojnë nxënësit për masat që duhet të marrin për parandalimin e koronavirusit.

Ndër të tjera Ministrja ka theksuar se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar por edhe nëse do të ketë do ta përballojmë së bashku.

"Çdo ditë nëpër shkolla, mësuesit kanë orientuar nxënësit se si të parandalojnë përhapjen e viruseve duke u bazuar në rekomandimet më të mira të Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

  • Larja e shpeshtë e duarve është masa kryesore që mund të ndërmerret;
  • Maskat janë të panevojshme kur nuk ka simptomë gripale;
  • Antibiotikët nuk duhet të merren pa rekomandimin e mjekut.

Deri tani nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri. Por, edhe nëse do të ketë në të ardhmen, jemi plotësisht gati ta përballojmë bashkërisht!", ka shkuar Shahini.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090010166168213
array(1) { ["section"]=> string(86) "koronavirusi-shahini-merr-masa-ne-shkolla-cdo-dite-mesuesit-orientojne-nxenesit-196643" }