Koronavirusi/ Spahia: Deklaratat e qeverisë janë të pavërteta, në qendrat shëndetësore ka mungesë mjetesh mbrojtëse

Publikuar tek: politike, më 15:58 27-02-2020 Koronavirusi/ Spahia: Deklaratat e qeverisë janë të pavërteta, në qendrat shëndetësore ka mungesë mjetesh mbrojtëse Bardh Spahia

Ditën e sotme, ish-deputeti Bardh Spahia vizitoi qendrën shëndetësore nr 8 në Tiranë, ku deklaroi se pas një vëzhgimi atje, është konstatuar mungesë e theksuar mjetesh mbrojtëse, si për pacientët dhe për mjekët.

Spahia tha se kryeministri dhe qeveria e tij bëjnë deklarata të pavërteta kur thonë se gjithçka është nën kontroll dhe qendrat shëndetësore janë të pajisura me mjetet e duhura në rast konstatimi të koronavirusit.

"Në vizitën tonë dhe në komunikimin me mjektë, konstatojmë që deklaratat e kryeministrit nuk janë të vërteta, nuk ka pajisje brenda qendrave dhe nuk ka mjete mbrojtëse për mjekët. Nuk ka maska mbrojtëse, veshje të duhura apo dhe mungesa e infomacionit dhe trajnimit të personelit mjekësor, në rast konstatimi të një personi të prekur me koronavirus. Tjetër aspekt shqetësues ishte edhe dezinfektimi dhe sanitarizmi i ambjenteve.  Thirrja ime shkon për strukturat e larta të shtetit. Të lënë propagandën dhe të marrin masa konkrete dhe serioze", tha Spahia.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089800357818604
array(1) { ["section"]=> string(119) "koronavirusi-spahia-deklaratat-e-qeverise-jane-te-paverteta-ne-qendrat-shendetesore-ka-mungese-mjetesh-mbrojtese-196651" }