Koronavirusi, Tomini thirrje qytetarëve: 17 raste të testuara rezultuan negative! Ata që vijnë nga zonat e prekura të vetëkarantinohen

Publikuar tek: aktualitet, më 12:22 27-02-2020 Koronavirusi, Tomini thirrje qytetarëve: 17 raste të testuara rezultuan negative! Ata që vijnë nga zonat e prekura të vetëkarantinohen Tomini

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini ka deklaruar se janë shtuar masat e survejancës në pikat e kalimit kuftar.

Ajo ka theksuar se deri më tani janë analizuar 17 raste të dyshuara me koronavirus dhe të gjitha kanë rezultuar negative. Ndërsa thotë se rreth 3500 udhëtarë janë kontrolluar, ajo u bën thirrje të gjithë personave që vijnë nga zona të prekura nga koronavirusi dhe që shfaqin shenja dyshuese të vetëkarantinohen dhe të kërkojnë ndihmë tek numri 127.

“Janë testuar 17 raste, 8 prej tyre kane pasur histori udhëtimi me Kinën dhe 9 me Italinë. Rreth 3500 udhëtarë janë kontrolluar. Personat që janë futur në karantinë në pjesën veriore të Italisë nuk dalin nga karantina. Të gjithë personat që kanë shenja, temperaturë duhet të vetëkarnatinohen dhe të marrin iformacionet e duhura.

Fluski ka arritur në 1200-1300 telefonata në ditë. Nuk neglizhohet asnjë telefonatë. Bashkëpunimi me popullatën duhet të jetë vendimtar, pasi është protokoll i ndjekur edhe nga vende të tjera. Ata që vijnë nga zonat e prekura të vetëkarantinohen për 14 ditë. Të gjithë qytetarët të respektojnë masat e ministrisë së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale. Qytetarët që telefononjë në numrin 127”, ka thënë Tomini.

Kujtojmë se qeveria italiane ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare, si masë ndaj parandalimit të koronavirusit, pasi brenda pak ditëve 12 persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 të tjerë janë infektuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068089962005615
array(1) { ["section"]=> string(138) "koronavirusi-tomini-thirrje-qytetareve-17-raste-te-testuara-rezultuan-negative-ata-qe-vijne-nga-zonat-e-prekura-te-vetekarantinohen-196623" }