Koronavirusi vdekjeprurës/ Kina thyen rekorde, do ndërtojë një spital brenda 6 ditësh (!!!)

Publikuar tek: bota, më 12:56 25-01-2020 Koronavirusi vdekjeprurës/ Kina thyen rekorde, do ndërtojë një spital brenda 6 ditësh (!!!)

Autoritetet kineze në Wuhan kanë shprehur gadishmërinë për të ndërtuar një spital i cili do të trajtojë pacientët që dyshohen se janë të prekur nga koronavirusi në një kohë rekord, as më shumë dhe as më pak se gjashtë ditë!

Mesa duket ky nuk është rasti i parë për kinezët të cilët edhe këtë rradhë suprizojnë në thyerjen e rekordeve. Në vitin 2003 në Pekin është ndërtuar një spital brenda 7 ditësh, ndaj duket se ekipi i ndërtimeve është i vendosur t`ia dalë edhe këtë herë me një ditë më pak.

Mësohet se njësoj si spitali në Pekin edhe ky spital do të ndërtohet po ashtu me parafabrikat. Sipas mediave shtetërore, spitali i ri do të përmbajë rreth 1.000 shtretër.

Gjithashtu inxhinierët të cilët do të projektojnë planin rekord do të sillen nga i gjithë vendi në mënyrë që të përfundojnë ndërtimin në kohë.

Kujtojmë se aktualisht janë 830 raste të prekura nga virusi i kobshëm në Kinë, 41 prej të cilëve deri më tani raportohen të vdekur. Përhapja e këtij virusi filloi nga qyteti kinez Wuhan, vend ku jetojnë rreth 11 milion njerëz.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009800910949707
array(1) { ["section"]=> string(90) "koronavirusi-vdekjeprures-kina-thyen-rekorde-do-ndertoje-nje-spital-brenda-6-ditesh-193102" }