Koronavirusi vjen në Shqipëri? Ministrja Manastirliu jep përgjigje: Për çfarë jemi parapërgatitur

Publikuar tek: aktualitet, më 21:58 27-01-2020 Koronavirusi vjen në Shqipëri? Ministrja Manastirliu jep përgjigje: Për çfarë jemi parapërgatitur Ministrja Ogerta manastirliu

Koronavirusi në Kinë ka alarmuar edhe Shqipërinë për shkak të rrezikut që ekziston për t’u përhapur.

 Aktualisht nga koronavirusi janë 81 të vdekur dhe mijëra të infektuar. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin “Real Story” ka thënë se vendi ynë nuk rrezikon të preket nga koronavirusi kinez megjithëse raportohet se disa raste janë shfaqur në SHBA dhe Europë.

“Do doja që të bëja një hyrje paraprake për të treguar situatën, menaxhimin e saj dhe parapërgatitjen nëse do vijë një situatë e tillë. Shqipëria për fat të mirë është vend me risk të ulët për koronaviorus. Ne nuk kemi linja direkte me Kinën. Ky është një filter i parë që pengon marrëdhënien direkte të pasagjerëve psh- tiranë-Pekin. Jemi një vend me risk të ulët, për arsye të filtrave që bëhen më parë, në Itali, apo në Stamboll. Ka një sistem karantine për ato vende që me risk të mesëm. Qeveria shqiptare, ministria, ka marrë masat që në momentet e parë, ne jemi pjesë e OBSH-së.

Shqipëria nuk është më një nga ato vendet që një situatë emergjence që e gjen të papërgatitur. Ajo organizohet njësoj si vendet e tjera. Qoftë në burimet njerëzore, sa i takon trajnimeve. Pasi në rastin konkret menjëherë sapo OBSH ka nxjerrë udhëzuesit e vet, ne nxorëm urdhër për të marrë masat dhe për të bërë studime. Ekspertët kanë trajnuar ato persona që qëndrojnë dhe realizojnë filtrin. Psh në aeroportin “Nënë Tereza” kemi pajisje të tilla, si termometrat me lazer. Çdo protokoll realizohet në bazë të shkallës së rrezikshmërisë. Ne kemi një shkallë të riskut të ulët”, ka thënë Manastirliu.

Më herët Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të shmangin udhëtimet drejt Kinës për shkak të situatës së krijuar. Duke qenë se vitet e fundit mes dy vendeve ka pasur marrëdhënie të intensifikuara tregtare, lëvizjet janë shtuar dhe interesi i popullit shqiptar për të udhëtuar drejt Kinës është rritur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070481300354004
array(1) { ["section"]=> string(102) "koronavirusi-vjen-ne-shqiperi-ministrja-manastirliu-jep-pergjigje-per-cfare-jemi-parapergatitur-193335" }