Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit e SHBA rifillon programet e ndihmës për Kosovën, priten 250 milionë dollarë investime

Publikuar tek: rajon, më 23:38 06-06-2020 Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit e SHBA rifillon programet e ndihmës për Kosovën, priten 250 milionë dollarë investime

Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC), ka mirëpritur shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe ka njoftuar për rinisjen e zbatimit të programeve të zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Përmes një komunikate për media, MCC tha se mirëpret vazhdimin e partneritetit me Qeverinë e Kosovës. Me këtë vendim, në Kosovë pritet të investohen rreth 250 milionë dollarë.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin zgjidhjen e çështjeve të tarifave dhe heqjen e masave të reciprocitetit ndaj mallrave serbe. MCC do të rinisë zbatimin e programeve në Kosovë. Mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit me popullin dhe Qeverinë e Kosovës, në punën tonë të përbashkët për të zbutur varfërinë përmes rritjes ekonomike”, thuhet në njoftim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096909999847412
array(1) { ["section"]=> string(126) "korporata-e-sfides-se-mijevjecarit-e-shba-rifillon-programet-e-ndihmes-per-kosoven-priten-250-milione-dollare-investime-209335" }