KORRIDORI 10/ Beograd- Shkup për 3 orë, Vuçiç dhe Zaev hapin autostradën  

Publikuar tek: rajon, më 10:54 19-05-2019 KORRIDORI 10/ Beograd- Shkup për 3 orë, Vuçiç dhe Zaev hapin autostradën  

Që prej mbrëmjes së djeshme distanca mes Beogradit dhe Shkupit do të jetë vetëm 3 orë. Dje është inauguruar përfundimi i autostrdës së korridorit 10.

Në këtë ceremoni morën pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministrja Ana Bërnabiç, si dhe ministrja e Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç, kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Kështu është kur punon me zell dhe përkushtim, rezultatet janë evidente. Nga Shkupi në Beograd tani do të udhëtojmë në tre orë e gjysmë. Autostrada ka rëndësi të madhe jo vetëm për Serbinë por edhe për Maqedoninë Veriore dhe të gjithë rajonin. Zvogëlimi i distancës fizike është e duhura për miqësinë dhe afërsinë ndërmjet dy kombësive që e bartin thellë në zemrat e tyre. Korridorit 10 tash i ngjanë vlera, lidhja dhe komunikimi evropian. E sjellim Evropën këtu në Ballkan”, tha Zaev.

Ndërkohë Vuçiç e cilësoi si një ditë të mrekullueshme. "Kjo është një ditë e mrekullueshme për ne. Përgëzoj të gjithë ata që vitet e fundit kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshmepër të kapërcyer natyrën dhe të gjitha pengesat në Grykën e Gërdelicës për të ndërtuar një rrugë unike që është me vlerë të veçantë dhe të paçmueshme. Autostrada, mbi të gjitha, do të ketë një rëndësi të madhe për zhvillimin e rajonit, për investime të reja, për hapjen e fabrikave të reja dhe për punësim. Askush nuk mund të më bindë se rrugët tona janë më të këqija se ato në Gjermani dhe Zvicër", tha lideri serb.

Kjo autostradë është një nga më të rëndësishmet transportuese pan-evropiane që kalojnë nëpër Serbi dhe i lidh Austrinë, Hungarinë, Sllveninë, Kroacinë, Serbinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Sakaq, vlera e aksit jugor të Korridorit 10 kap shifrën prej 350 milion euro, fonde që kryesisht ofrohen me kredi nga Banka Botërore dhe Banka Europiane e Investimeve.

200.jpg

5.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019023895263672
array(1) { ["section"]=> string(76) "korridori-10-beograd-shkup-per-3-ore-vucic-dhe-zaev-hapin-autostraden-164853" }