Korriku i 2017-ës shënon më shumë aksidente rrugore dhe më pak viktima se 1 vit më parë

Publikuar tek: ekonomi, më 16:52 20-08-2017 Korriku i 2017-ës shënon më shumë aksidente rrugore dhe më pak viktima se 1 vit më parë

Numri i aksidenteve rrugore si 7-mujor ka rënë me 1.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe pse  korriku i 2017-s ka patur rritje të aksidenteve me 7.6% krahasuar me korrikun e vitit që shkoi, lajm i mirë është se numri i viktimave të aksidentit është në ulje.

Me ulje 4% me bazë vjetore janë edhe shifrat e të aksidentuarve për shtatë mujorin e 2017-s, duke shënuar 30 të vdekur më pak, raporton INSTAT.

Në shtatëmujorin e këtij viti, aksidentet rrugore, që kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, zënë mbi 80 të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grupmosha 25-35 vjeç, duke zënë 28% të totalit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007159948348999
array(1) { ["section"]=> string(93) "korriku-i-2017-es-shenon-me-shume-aksidente-rrugore-dhe-me-pak-viktima-se-1-vit-me-pare-89646" }