Korrupsion dhe shfrytëzim punëtorësh në Venecia, nën hetim edhe 9 shqiptarë, mes tyre 5 femra (SKANDALI në FINCANTIERI)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:05 09-11-2019 Korrupsion dhe shfrytëzim punëtorësh në Venecia, nën hetim edhe 9 shqiptarë, mes tyre 5 femra (SKANDALI në FINCANTIERI) Fincantieria, kompani italiane që merret me prodhim anijesh

Shqiptarët janë mësuar me korrupsionin dhe e ‘aplikuan’ edhe në Itali, por aty nuk u ka ecur.

Pas hetimeve disa mujore, Guardia di Finanza në Venecia ka filluar operacionin për shfrytëzim krahu, korrupsion ndërmjet privatëve, deklarata false për shmangie tatimesh dhe nxjerrje faturash false.

80 urdhër kontrolle janë dhënë për gjithë italinë, ndërkohë që janë përfshirë 12 drejtues dhe funksionarë të Fincantieri, një kompani italiane për prodhim anijesh, raportojnë mediat në Itali.

Në pranga ra edhe një qytetar bengalez, janë sekuestruar gjitashtu 200 mijë euro si dhe ka akuza për shfrytëzim njerëzish. Në total po hetohen 34 persona, mes të cilëve dhe shqiptarë, e mes tyre edhe gra.

Sipas prokurorisë kishte një “shfrytëzim sistematik të punëtorëve të huaj, mes të cilëve bengaleze dhe shqiptarë, nënpunës të ndërmarrjeve që impenjoheshin në punët e anijeve në kantierin e Marghera.

Në zarfa jepeshin ato që nuk pasqyroheshin në regjistra. Nuk u njiheshin as ditët e pushimit dhe as orët shtesë. Për të garantuar se korrespondonin ato që ishin në letër dhe ato në zarfe deklarohej një numër orësh pune me pak sesa ajo që ndodhte në të vërtetë.

Nga kompania Fincantieri po hetohen: Vito Cardella, Luca de Rossi, Antonio Quintano, Matteo Romeo, Massimo Stefani, Mauro Vignoto, Francesco Zanoni, Andrea Bregante, Francesco Ciaravola, Carlo de Marco, Alessandro Ganzit e Paolo Reatti. Mbi ta rëndon akuza e shfrytëzimit të punëtorëve dhe korrupsion ndërmjet privatëve.

Imprenditorë nën akuzë për të njëjtën akuzë janë: Kamruzzaman Bhuiyan, Mohammed Aklas Miah, Ali Mohammed, Abdul Nasir, Sazzadur Rahman, Mohammad Shafique.

Po ashtu në hetim janë shqiptarët: Elvisa, Gëzim dhe Sema Hasaj, Nexhmije Hotaj, Valmir Sykaj, Dritan, Fatjeta, Gëzim e Valmira Sufaj.

Në listë është edhe moldavja Andriana Mereuta dhe italianët Andrea dhe Lorenzo Palazo e Maria Vinci.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074248313903809
array(1) { ["section"]=> string(122) "korrupsion-dhe-shfrytezim-punetoresh-ne-venecia-nen-hetim-edhe-9-shqiptare-mes-tyre-5-femra-skandali-ne-fincantieri-185302" }