Korrupsion me tenderat, prokuroria kërkon arrestimin e ministrit të financave dhe 20 zyrtarëve në Kenia

Publikuar tek: bota, më 12:30 22-07-2019 Korrupsion me tenderat, prokuroria kërkon arrestimin e ministrit të financave dhe 20 zyrtarëve në Kenia

 Prokurori i përgjithshëm në Kenia ka urdhëruar arrestimin e ministrit të financave nën akuzën e korrupsionit për ndërtimin e dy moleve.

Henry Rotich është akuzuar për procedura prokurimi për një kontratë me 450 milionë dollarësh për projektin e dy moleve me kompaninë italiane CMC të Ravenës.

Në mars Rotich mohoi të gjitha akuzuat, të njëjtën gjë bëri edhe kompania e ngarkuar, raporton newsbomb.al. Në prokurorinë e Përgjithshme po investigohet sesi tenderi është fituar me 170 milionë dollar më shumë sesa kontrata origjinale. Ai ka urdhëruar arrestimin e më shumë se 20 personave të akuzuar për përfshirjen në aferën korruptive, duke përfshirë edhe zyrtarë të lartë dhe gjithashtu drejtorë të kompanisë private CMC të Ravenës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007066011428833
array(1) { ["section"]=> string(109) "korrupsion-me-tenderat-prokuroria-kerkon-arrestimin-e-ministrit-te-financave-dhe-20-zyrtareve-ne-kenia-172962" }