Korrupsion në nivele të larta pushteti, moderatori i arrestuar në gjendje të rëndë shëndetësore

Publikuar tek: rajon, më 15:45 16-09-2019 Korrupsion në nivele të larta pushteti, moderatori i arrestuar në gjendje të rëndë shëndetësore Bojan Jovanovski (Boki 13)

Gjendja shëndetësore e moderatorit të njohur maqedonas Bojan Jovanovski (Boki 13) është përkeqësuar këto dite.

Avokati i 33-vjeçarit pretendon se klienti i tij ka të vjella të vazhdueshme dhe dhimbje të forta barku. Sashko Dukoski, avokati mbrojtës i ‘Boki 13’ deklaroi për televizionin ‘’Telma’’ se klienti i tij po vuan pasojat e ndërhyrjeve të shumta kirurgjikale.

Bojan Jovanovski akuzohet bashkë me ish-Prokuroren Speciale Katica Janeva për favorizimin e biznesmenit Jordan Kamçev duke marrë ryshfet 1.5 milionë €. Përgjimet e gazetës italiane ‘’La Verita’’ nxorrën skenarin se si Jovanovski bëhej ndërmjetës i Janevës dhe Kamçevit për t’i lehtësuar këtij të fundit ndëshkimet nga një proçes gjyqësor.

Janeva u shkarkua nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut me 102 vota unanime.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012848854064941
array(1) { ["section"]=> string(101) "korrupsion-ne-nivele-te-larta-pushteti-moderatori-i-arrestuar-ne-gjendje-te-rende-shendetesore-178649" }