Korrupsion, rryshfete dhe afera me tenderat, arrestohen politikanë dhe deputetë në Kroaci

Publikuar tek: rajon, më 15:53 18-09-2020 Korrupsion, rryshfete dhe afera me tenderat, arrestohen politikanë dhe deputetë në Kroaci Parlamenti kroat

Ngjarjet e fundit në Koraci kanë tronditur opinionin, pasi që nga pasditja e djeshme janë kryer disa arrestime dhe kanë filluar hetime ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe biznesmenëve të njohur.

Politikanë të lidhur me pushtetin dyshohet se janë të përfshirë në krime ekonomike, afera me tenderat dhe marrj rryshfetesh, ndërsa këto ngjarje kanë bërë që Parlamenti kroat të mblidhet mëngjesin e sotëm.

Kryetari i Komunës Velika Gorica që është deputet i partisë HDZ (Parti në pushtet) Drazhen Barishiç dhe deputeti i partisë tjetër SDP, Vinko Gërgiç, kryetar i Komunës së Nova Gradishkas janë të dyshuar si të përfshirë në afera korruptive të manipulimit me tenderë publikë.

Parlamenti ua ka hequr imunitetin 3 politikanëve: Barishiçit, Gërgiçiçit dhe Puljashiçit.

Pas heqjes së imunitetit, pritet arrestimi i tyre gjatë ditës së sotme. Imuniteti parlamentar i Barishiçit është hequr me 121 vota pro dhe një abstenim, ndërsa i Gërgiçit dhe Puljashiçit me 123 vota pro dhe dy abstenime.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012439012527466
array(1) { ["section"]=> string(94) "korrupsion-rryshfete-dhe-afera-me-tenderat-arrestohen-politikane-dhe-deputete-ne-koraci-220844" }