Korrupsioni 250 milion euro i NDRAGETA: Zbulohen emrat e SHQIPTARËVE, nga biznesmeni te gruaja që informonte për operacionet e policisë

Publikuar tek: rajon, më 19:32 21-01-2021 Korrupsioni 250 milion euro i NDRAGETA: Zbulohen emrat e SHQIPTARËVE, nga biznesmeni te gruaja që informonte për operacionet e policisë Ilustruese

Megaoperacioni i policisë së Katanzaros në Itali ka çuar në arrestimin e një numri të madh personash, të cilët janë eksponentë të klaneve mafioze të Ndraghetas në Kalabri.

Mes të arrestuarve janë edhe 7 shqiptarë, një prej të cilave femër, të cilët ishin të përfshirë në korrupsion dhe mashtirm në vlerën e më shumë se 250 milionë eurove.

Sektori i preferuar i të arrestuarve ishte ai i pajisjeve mbrojtëse mjekësore, si maska, doreza apo kaska oksigjeni, ndaj këta persona kishin ngritur disa kompani fictive në pronësi të personave fals.

Këto kompani fiktive shërbenin vetë për të pastruar paratë e mafias kalabreze Ndragheta, ndërsa në krye të grupit qëndronte sipërmarrësi Antonio Gallo, i njohur me nofkën “princi”.

Një prej shqiptarëve të dyshuar, Henrik Baçi, është aksioner së bashku me Antionio Gallo dhe Kledia Baçin në kompaninë e hapur në Shqipëri “Gallo Albania”.

Kujtojmë se Henrik Baçi në prill të vitit të kaluar bëri edhe një dhurim për spitalet shqiptare, ku dhuroi 3000 maska mbrojtëse dhe 50 veshje kirurgjikale.

Ndërkohë roli i Odeta Hasës, një tjetër e arrestuar, ishte të përcillte informacione mbi operacionet policore në Shqipëri dhe Itali. Ajo bashkëpunonte me financierin Ercole Allessandro, djalin e një funksionari të Guarda di Finanzia.

Operacioni i koduar “Basso profile” çoi në sekuestrimin e 59 sipërmarrjeve, 29 automjete luksoze, 77 llogari bankare, 45 banesa, 2 karta krediti, 1 shufër floriri dhe një mjet lundrues.

Emrat e shqiptarëve të dyshuar për lidhje me skemën gjigante të mashtrimit me krerët e mafias italiane, politikanë dhe ish-policët:

⦁ BACI Edmond lindur në Tirana (Shqipëri ) 29.12.1966, banues në Catanzaro

⦁ BACI Henrik, lindur në Shqipëri 16.01.1976 banues në Shqipëri

⦁ HASAJ Odeta, lindur në Shqipëri 16/05/1967; 

⦁ HOXA Bilar, lindur në Shqipëri 17.04.1991, banues në Shqipëri

⦁ KETA Alban, lindur në Shqipëri 27.12.1993, banues në  Catanzaro

⦁ KOCI Bledar, lindur në Tirana ( Shqipëri) 09.06.1988, banues në Tiranë

⦁ VOCI Memlin, lindur në Shqipër (EE) 05.03.1967, banues në Catanzaro

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ka më shumë se trefishin e popullsisë sonë, por më pak raste të Covid-19; publikohen shifrat e Greqisë
Rrahu bashkëshorten e tij, arrestohet zyrtari i policisë »
Article Logic
Execution time: 0.013622999191284
array(1) { ["section"]=> string(140) "korrupsioni-250-milion-euro-i-ndrageta-zbulohen-emrat-e-shqiptareve-nga-biznesmeni-te-gruaja-qe-informonte-per-operacionet-e-policise-235895" }