Korrupsioni në Gjykatën e Vlorës, arrest me burg për tre të prangosurit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:03 14-06-2015 Korrupsioni në Gjykatën e Vlorës, arrest me burg për tre të prangosurit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për tre personat eprangosur si të përfshirë  në një çështje korrupsioni në gjyqësorin e Vlorës. Masa e sigurisë është dhënë për të arrestuarit  Robert Petoshati, shoferi i Gjykatës së Apelit në Vlorë, Gjolek Xhaferri dhe Myqerem Çela, 60 vjeç, i cili ka ndihmuar në ndërmjetësimin  për marrjen e ryshfetit midis dy personave të sipërpërmendur.

Një ditë më parë, Robert Petoshati, 53 vjeç, u kap në flagrancë duke marrë një shumë prej 20 mijë eurosh dhe 100 mijë lekësh nga Gjolek Xhaferri, një shumë kjo e cila do të shërbente që shoferi të futej sekser në trupin gjykues për një çështje penale për vëllanë e Xhaferrit.

Skema korruptive në gjykatën e Apelit në Vlorë u zbulua pas përgjimeve që po bëheshin për një rrjet të trafikut të drogës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarr në varrezat e Sharrës
Zjarr në Patos digjen dhjetra rrënjë ullinj »
Article Logic
Execution time: 0.013378143310547
array(1) { ["section"]=> string(76) "korrupsioni-ne-gjykaten-e-vlores-arrest-me-burg-per-tre-te-prangosurit-13539" }