Korrupsioni në vitin 2019/ Del raporti i Transparency International: Ja pozicione ka humbur Shqipëria

Publikuar tek: aktualitet, më 08:25 23-01-2020 Korrupsioni në vitin 2019/ Del raporti i Transparency International: Ja pozicione ka humbur Shqipëria

Organizata ndërkombëtare Transparency International ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, ku radhit 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të korrupsionit në sektorin publik.

Mësohet se Shqipëria renditet në vendin e 106 me 35 pikë, duke humbur kështu 7 pozita nga viti i kaluar.

Së bashku me Shqipërinë në vendin e 106 renditet edhe Maqedonia e Veriut, Alergjia, Egjipti dhe Brazili.

Ndërkohë Kosova radhitet e 101-ta me 36 pikë. Krahasuar me vitin e kaluar ka shënuar përkeqësim në luftën kundër korrupsionit, pasi ka qenë në vendin e 93-të, me 37 pikë.

Rezultatin më të mirë në luftën kundër korrupsionit sivjet e kanë treguar Danimarka, Zelanda e Re dhe Finlanda, ndërsa në fund të listës janë Somalia, Sudani Jugor dhe Siria.

albania.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070281028747559
array(1) { ["section"]=> string(106) "korrupsioni-ne-vitin-2019-del-raporti-i-transparency-international-ja-pozicione-ka-humbur-shqiperia-192888" }