Korruptoheshin me ushqim falas në restorant, tre policë italianë nën hetim

Publikuar tek: bota, më 18:57 19-11-2019 Korruptoheshin me ushqim falas në restorant, tre policë italianë nën hetim

Tre policë në kryeqytetin Italian janë vënë nën hetim pasi dyshohet se kanë njoftuar pronarët e restoranteve dhe të akulloreve për kontrollet e papritura nga inspektorati.

Sipas mediave fqinje, bëhet me dije se ata si shpërblim kanë marrë ushqime dhe akullore falas.

Sakaq mësohet se restorantet dhe dyqanet e akulloreve janë nga më të njohura të Romës, pranë Shatërvanit Trevi dhe Shkallëve Spanjolle, ku numri i turistëve është shumë i lartë.

Ndërkohë materialet për hetimin e tij i kanë kaluar Prokurorisë së Romës.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026894092559814
array(1) { ["section"]=> string(80) "korruptoheshin-me-ushqim-falas-ne-restorant-tre-police-italiane-nen-hetim-186477" }