Kosova bëhet gati për qeverinë e re, LDK dhe AAK kanë gati emrat e ministrave. Përjashtohet Vjosa Osmani?

Publikuar tek: rajon, më 08:19 01-06-2020 Kosova bëhet gati për qeverinë e re, LDK dhe AAK kanë gati emrat e ministrave. Përjashtohet Vjosa Osmani? Avdullah Hoti dhe lideri i LDK Isa Mustafa

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se dekreti i Presidentit Thaçi për t'i dhënë mandatin për krijimin e qeverisë Avdullah Hotit, LDK pritet të mblidhet të hënën për të bërë të ditur emrat e ministrave.

AAK e Ramush Haradinaj i ka zyrtarizuar ministrat që do të jenë nga kjo parti, ndërsa edhe Nisma ka përmendur disa emra që do të kenë poste ministri.

Burime të mediave kosovare bëjnë të ditur se në qeverinë e re nuk do të ketë vend për Vjosa Osmanin, e cila ka dalë kundër partisë për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, dhe rrugët e saj me LDK-në janë drejt ndarjes.

Këta pritet të jenë emrat e ministrave të qeverisë Hoti:

Emrat LDK-së: Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër

Ministrja aktuale e arsimit, Hykmete Bajrami, pritet të udhëheqë ministrinë e Financave

Vlora Dumoshi, mbetet në ministrinë e Kulturës

Agim Veliu kthehet në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme, i shkarkuar nga Kurti.

Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit

Armend Zemaj, ministër i Bujqësisë

Ministri aktual i Bujqësisë, Besian Mustafa, pritet të kalojë në ministrinë e Integrimeve Evropiane

Anton Quni, ministër i Mbrojtjes (ministri e diskutueshme me AAK-në)

Ministrinë e Shëndetësisë, Valbon Krasniqi.

Emrat e AAK-së: Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër

Meliza Haradinaj, ministre e Punëve të Jashtme

Selim Selimi, ministër i Drejtësisë

Blerim Kuqi, ministër i Zhvillimit Ekonomik

Ramë Lika, ministër i Arsimit

Emrat e NISMA-s: Durim Limaj, Skënder Reçica, Mevludin Krasniqi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095300674438477
array(1) { ["section"]=> string(109) "kosova-behet-gati-per-qeverine-e-re-ldk-dhe-aak-kane-gati-emrat-e-ministrave-perjashtohet-vjosa-osmani-208574" }