Halim Kosova ka akuzuar ministrin Beqaj në lidhje me importimin e ilaçeve të skaduara. Kosova tha se ështe nëvoja të bëhen ndërhyrjet e duhura dhe të verifikohen të gjitha ilaçet që pretendohen se janë false.
Ministri Beqaj, tha se ttë gjitha akuzat lidhur me ilaçet janë shpifje të rëndomta dhe se do të provohen të gjitha nga prokuroria. Beqaj tha se të njëjtat barna sot janë 30% më të lira.
Gjatë një replike, Kosova tha se është e nevojshme që të hetohet e gjithë skema e abuzimeve me ilaçet, të cilat janë shtuar në mënyrë shqetësuese pas 23 Qershorit.