Kosova dhe Greqia të gatshme të dërgojnë ekipe shpëtimi në Turqi

Publikuar tek: rajon, më 22:14 24-01-2020 Kosova dhe Greqia të gatshme të dërgojnë ekipe shpëtimi në Turqi FotoMontazh: Behgjet Pacolli - Nikos Dendias

Kosova dhe Greqia shprehin gatishmërinë e tyre për të dërguar menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, ekipet e tyre të emergjencës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli thotë se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë në gatishmëri për tu nisur drejt Turqisë, në zonat e prekura nga tërmeti.

“Ne po ndjekim nga afër situatën e tërmetit në Turqi. Shpresojmë dhe lutemi që të mos ketë viktima dhe mendimet tona janë me miqtë tanë turq në këto momente. Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme për zonat e prekura. @MevlutCavusoglu”, shkruan Pacolli në Tëitter.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias, njofton se ka komunikuar në telefon me homologun turk MevlutCavusoglu, të cilit i ka shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë për t’ju ardhur në ndihmë nëse shihet e përshtatshme.

“Kam kontaktuar Ministrin e Jashtëm turk me telefon @MevlutCavusoglu, të cilit i shpreha solidaritetin dhe mbështetjen e Greqisë ndaj popullit turk dhe qeverisë turke, të prekur nga tërmeti i fuqishëm.

Unë gjithashtu shpreha gatishmërinë absolute të vendit tonë që të mbështesë menjëherë përpjekjet e autoriteteve turke për të ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme për të prekurit.

Kam kontaktuar dhe me Ministrin e Mbrojtjes për të njëjtën arsye @chrisochoidis, me të cilën jam dakordësuar që EMAK të jetë i gatshëm të transferohet në Turqi, nëse është e përshtatshme”, shkruan ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias.

Nga Shqipëria, ka reaguar vetëm ministri Gent Cakaj, i cili thotë se Shqipëria është pranë vëllezërve turq. “Thellësisht i shqetësuar për tërmetin e fundit në Turqi. Në këto momente në vështira, ne jemi pranë vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Lutjet tona janë për Turqinë”, shkruan ministri i Jashtëm Gent Cakaj.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar ende publikisht. Po ashtu, edhe nga Presidenca nuk ka asnjë reagim zyrtar për tërmetin që goditi Turqinë mbrëmjen e sotme.

Deri tani nga tërmeti në Lindje të Turqisë raportohet për 8 të vdekur dhe mbi 225 të plagosur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071280002593994
array(1) { ["section"]=> string(71) "kosova-dhe-greqia-te-gatshme-te-dergojne-ekipe-shpetimi-ne-turqi-193061" }