Kosova do të shpallë 'Non Grata' gazetarin britanik

Publikuar tek: rajon, më 09:46 12-03-2019 Kosova do të shpallë 'Non Grata' gazetarin britanik

Gazetari britanik Graham Phillips pritet të shpallet sot person i padëshirueshëm (non grata) në  Kosovë.

Vendimi për Graham Phillips është dhënë nga ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, të cilin ia ka përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Mediat në Kosovë duke cituar burime nga Ministria se Brendshme bëjnë të ditur se vendimi për ta shpallur “persona non-grata” britanikun pritet që të futet sot në zbatim.

Phillips ka prodhuar të paktën 10 materiale kundër shtetit të ri të cilat i ka hedh në YouTube. Të gjitha i ka realizuar para lapidarëve të UÇK-së dhe simboleve e vendeve të tjera që identifikojnë luftën, lirinë dhe pavarësinë e Kosovë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086779594421387
array(1) { ["section"]=> string(56) "kosova-do-te-shpalle-non-grata-gazetarin-britanik-156103" }