Kosova e nderoi Trump-in me ‘Urdhrin e Lirisë’, reagon djali i presidentit amerikan

Publikuar tek: bota, më 20:42 18-09-2020 Kosova e nderoi Trump-in me ‘Urdhrin e Lirisë’, reagon djali i presidentit amerikan

Ditën e sotme presidenti kosovar Hashim Thaçi i dha medaljen “Urdhri i Lirisë” presidentit amerikan Donald Trump.

Për këtë veprim të Thaçit ka reaguar edhe djali i presidentit amerikan, donald trump Jr.

Përmes llogarisë së tij në “Tëitter”,  ai shkroi se paqja në botë po arrihet për shkak të punës dhe përkushtimit të presidentit Donald Trump.

“Kosova e dekoron Trumpin me Urdhrin e Lirisë për përpjekjet për paqe”, shkroi Trump Jr.

Ndarja e këtij çmimi erdhi si rezultat i arritjes së marrëveshjes ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, të udhëhequr nga SHBA-ja.

I pari i shtetit të Kosovës në letrën drejtuar presidentit Trump, deklaroi se kjo marrëveshje nuk do të ishte e mundur pa udhëheqjen e fuqishme të tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010656833648682
array(1) { ["section"]=> string(87) "kosova-e-nderoi-trump-in-me-urdhrin-e-lirise-reagon-djali-i-presidentit-amerikan-220872" }