Kosova feston 13-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:39 17-02-2021 Kosova feston 13-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Republika e Kosovës sot shënon 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Më 17 shkurt 2008, deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës shpallën vendin shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Ky akt u kontestua nga Serbia e cila kërkoi edhe vlerësimin e ligjshmërisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Në korrik të vitit 2010 kjo gjykatë konstatoi se Deklarata e Kosovës për Pavarësi nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Nga viti 1999 kur edhe Kosova u çlirua nga Serbia deri në shpalljen e Pavarësisë, vendi u administrua nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK, ndërsa pati paralelisht institucionet e saj demokratike - Kuvendin, Presidentin dhe Qeverinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VETËVENDOSJA fitore historike
»
Article Logic
Execution time: 0.01952600479126
array(1) { ["section"]=> string(58) "kosova-feston-13-vjetorin-e-shpalljes-se-pavaresise-239127" }