Kosova gati një spital tjetër Covid me 500 shtretër, Zemaj: Po komunikojmë me OBSH për sigurimin e vaksinës

Publikuar tek: rajon, më 17:03 20-09-2020 Kosova gati një spital tjetër Covid me 500 shtretër, Zemaj: Po komunikojmë me OBSH për sigurimin e vaksinës

Kosova ditën e fundit ka shfaqur një numër në ulje të viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19.

Edhe pse situata duket se po shkon drejt normalizimit Kosova po përgatitet për çdo skenar të mundshëm.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj bën me dije se në Prishtinë për disa ditë do të jetë gati Spitali për COVID-19, me 500 shtretër.

Ndër të tjera me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se po komunikojmë me COVAX/OBSH për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër Covid-19, si dhe po bëjnë veprimet e nevojshme në pajtim me situatën.

Postimi i plotë:

Përderisa shtetet evropiane po ballafaqohen me përhapjen e shpejtë të virusit dhe raportojnë numër të lartë të infeksioneve me Sars Covid-19, ne po përgatitemi për çdo skenar.

Ministria e Shëndetësisë, ditëve në vijim do ta bëjë gati “Spitalin për Covid-19”, me 500 shtretër në Prishtinë.

Po komunikojmë me COVAX/OBSH për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër Covid-19, si dhe po bëjnë veprimet e nevojshme në pajtim me situatën.

Ne jemi nën presion edhe nga bizneset si pasojë e mos votimit të “Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike” e që po na vështërson përpjekjen tonë kundër virusit.

Mos miratimi i Projektligjit po rrezikon mbijetesën e shumë bizneseve dhe mirëqenien e qytetarëve.

Është shqetësuese dhe për keqardhje, sepse po ndodh, për shkak të tekeve të disa deputetëve.

Në parandalimin e përhapjes së virusit duhet kujdes, shumë KUJDES! Kërkohet respektim i masave parandaluese!

Vendosni maskën!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013375043869019
array(1) { ["section"]=> string(114) "kosova-gati-nje-spital-tjeter-covid-me-500-shtreter-zemaj-po-komunikojme-me-obsh-pe-r-sigurimin-e-vaksine-s-221034" }