Kosova heq nesër masat ant-Covid, hap baret, restorantet dhe kufirin me Shqipërinë

Publikuar tek: rajon, më 21:59 31-05-2020 Kosova heq nesër masat ant-Covid, hap baret, restorantet dhe kufirin me Shqipërinë Albin Kurti

Kosova dhe Shqipëria heqin nesër masat anti-koronavirus duke i dhënë mundësinë të rifillojnë nga puna një sërë biznesesh dhe aktivitete të tjera.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njofton se nga nesër do të hapen edhe pikat doganore me Shqipërinë dhe vendet e tjera fqinje.

Po ashtu gjatë ditës së nesërme do të lejohet hapja e bareve-restoranteve dhe çerdheve.

Njoftimi i plotë i Kurtit:

Në mbledhjen e 38-të të Qeverisë së Kosovës, me rekomandimin e IKShPK-së dhe ministrive të linjës, morëm vendimin për lehtësimin e masave ndaj COVID-19.

Nga nesër do të hapen:

- çerdhet publike e private nga mosha 0 deri në 5 vjeç dhe niveli parashkollor;

- kufijtë tokësor, në 6 pika kufitare: Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë, Merdarë dhe Jarinjë;

- kafeteritë, baret, restorantet dhe qendrat tregtare.

Rikthehet nëpër institucione publike të gjitha veprimet dhe i gjithë stafi.

Barnatoret e liçensuara i rikthehen punës dhe orarit të rregullt.

Nga data 8 qershor deri më 19 qershor bëhet kthimi klasëve të nënta nëpër shkolla dhe organizohet testi i arritshmërisë i cili do të mbahet me 23 qershor.

Nga data 15 qershor deri më 30 qershor bëhet kthimi i klasëve të dymbëdhjeta nëpër shkolla dhe organizohet testi i maturës i cili do të mbahet me 4 korrik.

Rekomandimet nga aspekti shëndetësor për mbajtjen e distancës fizike, higjienës personale dhe masave tjera mbrojtëse janë përgatitur nga rekomandimet e IKShP dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Rekomandimet specifike për hapjen e këtyre aktiviteteve janë pjesë e ministrive përkatëse.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009303092956543
array(1) { ["section"]=> string(87) "kosova-heq-neser-masat-ant-covid-hap-baret-restorantet-dhe-kufirin-me-shqiperine-208554" }