Kosova humbet me Çekinë, zyrtarisht jashtë EURO 2020

Publikuar tek: sport, më 23:36 14-11-2019 Kosova humbet me Çekinë, zyrtarisht jashtë EURO 2020 Goli i Atdhe Nuhiut ndaj çekeve

Ka përfunduar me rezultatin 2-1, sfida midis Çekisë dhe Kosovës.

Edhe pse një lojë mjaft e mirë nga ana e dardanëve ata nuk arritën që të fitonin duke humbur kështu edhe matematikisht shanset për kualifikim në kampionatin europian Euro 2020.

Pjesa e parë nisi me Çekinë në sulm,e  cila bëri shumë presion në portën e Muriç, por pa arritur të gjente rrjetën. Pjesa e dytë nis më mirë për Kosovën, të cilët gjejnë golin me anë të Nuhiut në minutën e 50.

Megjithatë festa e Dardanëve nuk zgjati shumë, pasi Çekia shton presionin duke shënuar dy herë me anë të Kral. Në këtë mënyrë Çekia shkoi e sigurt drejt fitores, duke administruar minutat e mbetura, me Kosovën e cila luajti deri në minutën e fundit.

Kosova nuk arriti të kualifikohet në Euro 2020 nga Grupi A, por tashmë e ka të siguruar një vend në play-offs, si fituese e Grupit D3 të Ligës së Kombeve. Play-offs do të zhvillohen përmes gjysmëfinaleve dhe një finaleje. Dardanët do të përballen në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut, e cila luan si vendase. Nëse do të fitjë atëherë në finale e pret njëra prej dyshes Gjeorgji ose Bjellorusi.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037226915359497
array(1) { ["section"]=> string(58) "kosova-humbet-me-cekine-zyrtarisht-jashte-euro-2020-185932" }