Kosova ‘i shpall luftë’ Serbisë e Bosnjës: Rritet 100% taksa për mallrat dhe produktet

Publikuar tek: aktualitet, më 16:39 21-11-2018 Kosova ‘i shpall luftë’ Serbisë e Bosnjës: Rritet 100% taksa për mallrat dhe produktet

Pas mos pranimit në INTERPOL, Kosova i ka shpallur luftë ekonomike Serbisë dhe Bosnjës.

Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e taksës me 100% për mallrat dhe produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, ministri i Tregtisë së Kosovës Endrit Shala, propozoi që Serbisë t’i rritet taksa në 100% nga 10% që ishte më parë.

“Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe obligohen institucionet ta zbatojnë menjëherë”, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Vendimi i Kosovës  ka ardhur pas fushatës që po e bën Serbia ndaj pavarësisë  së Kosovës, dhe pengesës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19293689727783
array(1) { ["section"]=> string(89) "kosova-i-shpall-lufte-serbise-e-bosnjes-rritet-100-taksa-per-mallrat-dhe-produktet-142338" }