Kosova jashtë ‘Shengenit Ballkanik’? RAMA: Në 10 nëntor janë të ftuar, varet kur krijohet qeveria

Publikuar tek: aktualitet, më 17:00 18-10-2019 Kosova jashtë ‘Shengenit Ballkanik’? RAMA: Në 10 nëntor janë të ftuar, varet kur krijohet qeveria Rama, Vuçiç dhe Zaev shpallën nismën ''Shengeni Ballkanik''

Kryeministri Rama e ftoi Kosovën t’i bashkohej takimit në Ohër të Maqedonisë së Veriut në 10 nëntor bashkë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për mediat, ai saktësoi se palët nuk kanë firmosur ende asnjë marrëveshje. Prezenca e Kosovës në këtë takim multilateral varet se sa shpejt do të formohet qeveria e re e Kosovës.

‘’Takimi i radhës do të jetë në 10 nëntor në Ohër. Nuk e di po u krijua qeveria  e Kosovës. Albini e tha qartë që Kosovë të jetë në të gjitha këto formate. Kosova është e ftuar, jo thjesht e mirëpritur. Dua të përsëris për takimin në Novi Sad. Atje nuk është firmosur asnjë gjë. Është dakordësuar sipas 4 parimeve të lëvizjes së BE-së: kapitali, mallra, njerëz dhe shërbime.

Nisma nuk është ekskluzive, por është gjithëpërfshirëse. Do të ishte gabimi më i madh nëse këtë moment do të vinim në dyshim Europën dhe aspiratën tonë në BE. Rrugëtimi jonë në Europë është testament’’, foli Rama për përfshirjen e Kosovës në ‘’Shengenin Ballkanik’’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.060164928436279
array(1) { ["section"]=> string(99) "kosova-jashte-shengenit-ballkanik-rama-ne-10-nentor-jane-te-ftuar-varet-kur-krijohet-qeveria-182613" }