Kosova MASA të reja anti-Covid, qendrat tregtare dhe restorantet do të mbyllen nga 21:00 (RREGULLAT E REJA)

Publikuar tek: rajon, më 13:30 31-10-2020 Kosova MASA të reja anti-Covid, qendrat tregtare dhe restorantet do të mbyllen nga 21:00 (RREGULLAT E REJA)

Kosova ka njoftuar masat e reja që do të merren për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar masat e reja pas takimit të Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth COVID-19.

Ai bëri me dije se do të mbyllen qendrat tregtare nga ora 21:00 deri në 05:00. Gjithashtu do të mbyllen restorantet nga ora 21:00 deri më 05:00, përveç shërbimit “merr me vete”.

Ai njoftoi se institucionet publike dhe private do të duhet që të reduktojnë stafin.

Personat mbi moshën 60 vjeçare dhe ata me sëmundje kronike do të lirohen nga paraqitja në punë, ata do të punojnë online. Personave mbi moshën deri 65 vjeçare dalin jashtë prej 06 deri në orën 10 dhe nga ora 16 deri në 19:00.

Fakultet të mbahen online kurse provimet dhe ushtrime sipas rekomandimeve.

Deklarata e Zemajt:

Për ta ndalur hovin e rasteve të infeksionit, MSH-ja, IKSHPK-ja dhe Komiteti sot duhet të veprojmë se bashku dhe të sjellim vendime. Numri i lart na obligon të marrim masa shtesë për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve. Rastet e reja na detyrojnë të veprojmë menjëherë. Masat të cilat i kanë propozuar edhe Instituti edhe ne në dakordim me profesionistët që më mbështesin. Kanë thënë që është e domosdoshme që të reduktohet numri i stafit në institucione private dhe publike. Institucionet të cilat e kanë dakordimin që duhet ta përfundojnë punën me kapacitete të plota janë shëndetësia dhe siguria.

Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare do të lirohen nga puna në zyrë, angazhimi i tyre kalon online, personat mbi moshë 65 vjeçare u lejohet dalja nga ora në 06-10 dhe ora 16:00-19:00. Ligjëratat në të gjitha universitetet publike dhe private do të mbahen online, provimet dhe puna praktike mbahet në prani fizike duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së. Të gjitha qendrat tregtare do të ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, të gjitha kafiteritë dhe objektet e gastronomisë (Në Prishtinë dh Fushë Kosovë) u ndalohet puna nga ora 21:00 – 05:00. Do të ndërmerren masa të rrepta për parandalimin e pandemisë brenda institucioneve shëndetësore. Është në diskutim që ekipet mjekësore të QKMF-ve duhet të bëjnë kontroll në pikat e kalimit kufitar. Shtabet komunale do të mobilizohen. Konviktet dhe menza do të punojnë vetëm sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Greqia merr masa DRASTIKE, mbyllen restorantet dhe baret në zonat e kuqe, vendoset kufizimi i orareve (RREGULLAT E REJA)
Zia pllakos ishullin Samos, dy të rinjtë që vdiqën në rrënojat e tërmetit ishin në një lidhje, 17 vjeçari përqafoi të dashurën dhe e mbrojti me trupin e tij »
Article Logic
Execution time: 0.010563135147095
array(1) { ["section"]=> string(111) "kosova-masa-te-reja-anti-covid-qendrat-tregtare-dhe-restorantet-do-te-mbyllen-nga-21-00-rregullat-e-reja-225912" }