Kosova merr kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore

Publikuar tek: rajon, më 22:06 15-07-2019 Kosova merr kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, tha të hënën se forcimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe transformimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në një zonë të paqes dhe qëndrueshmërisë, do të jenë përparësi e Kosovës gjatë kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Kosova nga sot do të kryesojë këtë proces, një nismë kjo e hedhur në vitin 1996, që synon forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe shndërrimin e zonës në hapësirë të paqes, sigurisë e qëndrueshmërisë me qëllimin kryesor - integrimin e vendeve anëtare të nismës në strukturat euro-atlantike.

Zoti Pacolli tha se këto janë synimet kryesore edhe të Kosovës gjatë kryesimit një vjeçar të këtij procesi.

“Duke kapërcyer ndarjet përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe koherente ndaj bashkëpunimit rajonal dhe duke promovuar integrimin evropian. Kryesimi i Kosovës do të jetë një vazhdimësi e parimeve të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, deklaratave të samitit dhe do të bashkëpunoj me të gjitha shtetet pjesëmarrëse të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe strukturat relevante rajonale dhe ndërkombëtare”, tha ai.

Ai tha se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, mbetet synimi kryesor gjatë udhëheqjes së këtij mekanizmi.

“Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian. Do të përpiqemi të përdorim strategjitë më të mira për Ballkanin Perëndimor duke shpresuar dhe dëshiruar që Ballkani Perëndimor të mbetet përparësi për udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian. Në këtë kuptim ne do të mundohemi të ndërtojmë energji të reja rreth këtyre përparësive edhe me Finlandën gjatë presidencës së tyre të Bashkimit Evropian në pjesën e dytë të vitit 2019 dhe me Kroacinë në pjesën e parë të vitit 2020”, tha Pacolli. /VOA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035250186920166
array(1) { ["section"]=> string(78) "kosova-merr-kryesimin-e-procesit-te-bashkepunimit-ne-evropen-juglindore-172318" }