Kosova ndan 60 milionë euro për subvencionimin e pagave të bizneseve

Publikuar tek: rajon, më 08:50 28-09-2020 Kosova ndan 60 milionë euro për subvencionimin e pagave të bizneseve

Qeveria e Kosovës ka ndarë 60 milionë euro për subvencionimin e pagave për bizneset aktive.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ku në prezantimin tha se subvencionimi përfshijnë edhe bizneset e reja të regjistruara nga fillimi i vitit deri në muajin gusht 2020.

“Sipas Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe sipas vendimit të Qeverisë së datës 13 gusht, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ndahen 60 milionë euro, ndarja behët për subvencionimin e pagave për bizneseve aktive bazuar me numrin e të punësuarve, të deklaruar në deklaratën e tatimit të muajit dhjetor 2019 që plotëson kushtet në vijim: të kenë statusin e tatimpaguesit aktiv për muajin korrik dhe të kenë të dorëzuar deklaratën tremujore. Subvencionimi përfshin edhe për bizneset e regjistruara për periudhën janar-gusht 2020, ku në këtë rast subvencionimi bazohet në numrin e të punësuarve për muajin korrik 2020. Nga ky vendim nuk do të përfitojnë ndërmarrjet publike dhe bizneset që e kanë të rregulluar tregun nga rregullatorët”, Bajrami.

Bajrami në këtë mbledhje tha se janë ndarë edhe 7.5 milionë euro për subvencionimin e skemës së pensioneve.

“Ndahen 7.5 milionë euro për subvencionimin e skemës sociale për periudhën tetor-dhjetor 2020. Kjo pagesë kryhet në baza mujore me pagesën e rregullt të skemës sociale. Po ashtu, ndahen 12 milionë euro për subvencione dhe 1 milionë euro për përkrahjen e ndërmarrjeve publike”, përfundoi Bajrami.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089378356933594
array(1) { ["section"]=> string(75) "kosova-ndan-60-milione-euro-per-subvencionimin-e-pagave-te-bizneseve-221910" }