Kosova në 'duart' e Thaçit, Presidenti vendos nëse do të shkojë në zgjedhje të parakohshme (Situata politike)

Publikuar tek: rajon, më 12:08 26-03-2020 Kosova në 'duart' e Thaçit, Presidenti vendos nëse do të shkojë në zgjedhje të parakohshme (Situata politike) Fotomontazh

Pas rrëzimit të qeverisë së kryesuar nga Albin Kurti, pas mocionit të mosbesimit të iniciuar nga aleati bashkëqeverisës Isa Mustafa, Kosova ka mbëtur në "duart" e Presidentit Thaçi, pasi do të jetë ai që do të vendosë nëse vendi so të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua me 82 vota pro dhe 32 kundër.

Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, Presidenti ka dy opsione për mënyrën se si do të veprojë.

Opsioni i parë është të nisë bisedimet me subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, me qëllim që të caktojë një mandatar të ri për formimin e qeverisë.

Në këtë rast, do të jetë sërish Lëvizja Vetëvendosje që do t'i kërkohet nga Presidenti Thaçi të formojë qeverinë e re, ndërsa është e ndaluar që të propozojë për kryeministër sërish Albin Kurtin.

Nëse VV nuk arrin që të gjejë aleatë të krijojë qeverinë e re, Presidenti do të vendosë se cila prej subjekteve politike apo koalicioneve ka më shumë gjasë të krijojë qeverinë.

Opsioni i dytë është që përmes një dekreti ai ta shpërndajë Parlamentin, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, por që do të krijonte vështirësi të mëdha për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në vend.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka patur mbështetjen edhe të një prej figurave më të rëndësishme dhe më popullore të LDK-së, kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe dy deputetëve të tjerë.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa është shprehur se nuk do ta largojë Vjosa Osmanin nga partia e tij, por nuk dihet ende se çfarë do të vendosë Osmani të bëjë me karrierën e saj politike, duke mos përjashtuar mundësinë që të bashkohet me VV.

Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj gjetën gjuhën e përbashkët për të rrëzuar Albin Kurtin, por sipas mediave kosovare, rrëzimi i qeverisë ka forcuar mbështetjen popullore të kryeministrit.

Përveç situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19, Kosova duhet të përballet edhe me krizën politike, por edhe me presionet e ndërkombëtarëve për të hequr taksën 100% ndaj Serbisë pa vendosur reciprocitetin.

Lufta për pushtet po bëhet gjithmonë e më e egër në Kosovë, aq sa pandemia e koronavirusit po lihet në plan të dytë nga pushtetarët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088191032409668
array(1) { ["section"]=> string(111) "kosova-ne-duart-e-thacit-presidenti-vendos-nese-do-te-shkoje-ne-zgjedhje-te-parakohshme-situata-politike-200128" }