Kosova në pritje të qeverisë së re, Johannes HAHN i vendos kusht KURTIT dhe OSMANIT: Hiqni taksën ndaj Serbisë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:24 10-10-2019 Kosova në pritje të qeverisë së re, Johannes HAHN i vendos kusht KURTIT dhe OSMANIT: Hiqni taksën ndaj Serbisë Komisioneri për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn

Komisioneri për Zgjerim të BE-së Johannes Hahn i bëri thirrje qeverisë së re të Kosovës që të heqë sa më shpejt taksën doganore 100% ndaj Serbisë.

Zyrtari i diplomacisë së Bashkimit Europian kërkon që kjo masë të merret sa më shpejt në mënyrë që të rinisë dialogu midis Serbisë dhe Kosovës.

'’Shpresoj që kjo do të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur sepse Joseph Borrel është i gatshëm të fillojë diskutimet substanciale për zgjidhjen finale mes dy vendeve’’, deklaroi Hahn.

Kjo kërkesë i drejtohet veccanërisht kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kandidates për kryeministre të Kosovës Vjosa Osmanit, të cilët kanë pranuar të krijojnë qeverinë e re të koalicionit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072040557861328
array(1) { ["section"]=> string(115) "kosova-ne-pritje-te-qeverise-se-re-johannes-hahn-i-vendos-kusht-kurtit-dhe-osmanit-hiqni-taksen-ndaj-serbise-181535" }