Kosova në zi, ndërron jetë nënë Qame, nëna e pesë bijve luftëtarë të UÇK-së, djali dhe vajza i ranë dëshmorë (HISTORIA)

Publikuar tek: rajon, më 14:32 21-11-2020 Kosova në zi, ndërron jetë nënë Qame, nëna e pesë bijve luftëtarë të UÇK-së, djali dhe vajza i ranë dëshmorë (HISTORIA) Nëna Qamë

Kosova është zgjuar sot me një lajm të trishtë. Ka ndërruar jetë Nëna Qamë, nëna e 5 bijve luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dy prej fëmijëve, heroi Xhevat Demaku dhe vajza Fatime Demaku kanë rënë dëshmorë në luftën e Kosovës për liri.

Për lajmin e trishtë kanë reaguar gjithë politikanët më të lartë të Kosovës, të cilët shkruajnë se ajo simbolizon nënën e të gjithë shqiptarëtve të Kosovës.

Familja Demaku e fshatit Arbri e Epërme ka marrë pjesë në luftën kundër okupatorit serb, luftë së cilës iu bashkua gjithë djalëria e aftë për armë. Në mesin e tyre shquhen: Xhevat Demaku, dëshmor i kombit; Jahir Demaku, komandant i pikave luftarake Guri 1, 2, 3; Fadil Demaku, Musli Demaku, dëshmorët: Bedri Demaku, Driton Demaku, Vesel Demaku e të tjerë.

Haxhi Demaku dhë nënë Qama në jetën e tyre bashkëshortore, lindën dhe rritën shtatë bijë e bija, mes tyre dy dëshmorët Xhevat dhe Fatime Demaku.

Prej marsit e deri në korrik të vitit 1998, Kulla e Haxhi Demakut, babait të Xhevatit, ishte vendstrehim i sigurt për luftëtarët e pikave luftarake të UÇK. Në këtë odë kanë qëndruar në kohën e luftës: Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Rasim Kiçina, Besim Malaj, Valdet Xhemajli, Mehedin Morina, Gani Paçarizi, Gani Kastrati, Mujë Krasniqi, Ismet Jashari, Ilaz Kodra, të gjithë eprorë dhe luftëtarë të mirënjohur, tani dëshmorë të kombit.

Në këtë kullë kanë qëndruar edhe krerët ushtarakë dhe politikë të luftës, si: Sami Lushtaku, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Sylejman Selimi, Sahit Jashari, Imri Ilazi e shumë të tjerë.

Forcat serbe i vranë familjes Demaku vajzën Fatime dhe djalin e saj 4 vjeçar Migretin, ndërsa vajza 5 vjeçare Drenusha humbi njërin krah. Po atë ditë dëshmor ra dhe i vëllai i Fatimes, luftëtari i dalluar i UÇK, Xhevat Demaku.

Në mbërmje, Sabit Halilaj shkon në Baicë për të lajmëruar prindërit e Xhevatit, babë Haxhiun dhe nënë Qamën, se djali kishte rënë dëshmor. “I qoftë hallall mundi”, tha nënë Qama për të birin dhe shtoi “Kur ka arsye serbi me ardhë dhe me vdek në vendin tonë, pse mos me vdek për këtë dhe djemtë tanë”. Ata që ishin pranë saj në momentin kur mori lajmin, kanë thënë se Nënë Qama nuk kishte nxjerrë lot. I fortë dhe stoik qe treguar edhe babë Haxhiu edhe pse kishte humbur djalin, bijën e martuar, nipin e vogël dhe kishte mbetur pa dorë mbesa e vogël, Drenusha.

Xhevat Demaku la prindërit: Haxhiun dhe Qamilen (Nënën Qamë që u nda nga jeta sot) dhe vëllezërit: Zeqir, Jahir, Fadil e Nexhat Demaku.

Në shenjë nderimi dhe respekti për jetën dhe veprën e tij trimërore për çlirimin e trojeve të robëruara të Shqipërisë, mirënjohje familjes së dëshmorit i ka dhënë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së; Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës dhe Kuvendi komunal i Drenasit.

//NEWSBOMB.AL

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarm i kuq për motin në Itali, përmbyten rrugët e Krotones, pritet përkeqësimi i gjendjes në ditët në vijim (VIDEO)
Kryeprokurori i Gjykatës Speciale të Hagës pretendonte burgim të përjetshëm për Hashim Thaçin, i nisi letër gjyqtarit: Mund të arratiset dhe të kryejë krime të tjera »
Article Logic
Execution time: 0.012654066085815
array(1) { ["section"]=> string(124) "kosova-ne-zi-nderron-jete-ne-ne-qame-nena-e-pese-bijve-lufte-tare-te-uc-k-se-djali-dhe-vajza-i-rane-deshmore-historia-228600" }