Kosova nuk do të luajë më në “Loro Boriçi” , merret vendimi

Publikuar tek: sport, më 14:09 15-10-2016 Kosova nuk do të luajë më në “Loro Boriçi” , merret vendimi

Kosova zhvilloi ndeshjen kundër Kroacisë në “Loro Boriçi”, të cilën e humbi me rezultatin 0-6 ndaj ballakanasve, duke regjistruar humbjen e parë më të thellë zyrtarisht që nga krijimi i saj. Por, duket se përfaqësuesja më e re e botës së futbollit do të largohet nga Shkodra dhe do të nisë të luajë brenda territorit të shtetit të saj.

Bëhet fjalë për dy ndeshjet e vitit të ardhshëm, kundër Ukrainës dhe Finlandës, pasi parashikohet që stadiumi i Prishtinës të ketë përfunduar. Burime pranë FFK-së bëjnë me dije se në verën e vitit të ardhshëm stadiumi do të ketë përfunduar dhe do të vihet në shërbim të përfaqësueses më 5 shtator për ndeshjen kundër Finlandës dhe më 6 tetor në ndeshjen kundër Ukrainës.

Por, sportdashësit kosovarë nuk do të kenë mundësi që të shohin yjet e futbollit botëror në fushën e tyre, pasi me kundërshtarin Kroaci takimi i shtëpisë u luajt, ndërsa ai kundër Turqisë do të zhvillohet në Shkodër. Po në “Loro Boriçi”, Kosova do të presë edhe Islandën më 24 mars 2017 dhe Turqinë më 11 qershor 2017.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026355981826782
array(1) { ["section"]=> string(61) "kosova-nuk-do-te-luaje-me-ne-loro-borici-merret-vendimi-56286" }