‘Kosova nuk duhet të krijojë mbivendosje me Shqipërinë’, këshilltari i Ramës shpërndan në twitter artikullin kritikues të gazetarit për Albin Kurtin

Publikuar tek: aktualitet, më 22:16 13-10-2019 ‘Kosova nuk duhet të krijojë mbivendosje me Shqipërinë’, këshilltari i Ramës shpërndan në twitter artikullin kritikues të gazetarit për Albin Kurtin Keshilltari per media i kryeministrit Rama, Endri Fuga

Këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga, në rrjetin social twitter duket se ka mbështetur artikullin e gazetarit Skënder Minxhozi ku ky i fundit kritikon qasjen e Albin Kurtit për marrëdhëniet e Shqipërisë në raport me bashkësinë ndërkombëtare.

Gazetari Skënder Minxhozi në shkrimin e tij të titulluar ‘A ka nevojë Edi Rama për sytë e Albin Kurtit (…e anasjelltas)?’, ndër të tjera ka theksuar se dy shtetet shqiptare s’kanë pse të krijojnë një klon të njëri-tjetrit.

Sipas tij Shqipëria dhe Kosova janë mirë në rolet e tyre komplementare dhe nuk kanë pse të krijojnë mbivendosje pasi jo gjithmonë bashkimi bën fuqinë.

Më tej në artikullin e tij të cilin e ka publikuar edhe në rrjetin social twitter, Minxhozi ka theksuar se shtetet e përgjegjshme nuk dezertojnë por dialogojnë dhe Shqipëria e Kosova sipas tij i kanë të gjitha mundësitë për të qenë të tilla.

minxhoz.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025020837783813
array(1) { ["section"]=> string(152) "kosova-nuk-duhet-te-krijoje-mbivendosje-me-shqiperine-keshilltari-i-rames-shperndan-ne-twitter-artikullin-kritikues-te-gazetarit-per-albin-kurtin-181929" }