Kosova nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme, Hoti: Sot votojmë masat e reja, ndalohen ritet fetare, tubimet dhe...(E PLOTË)

Publikuar tek: rajon, më 16:36 12-07-2020 Kosova nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme, Hoti: Sot votojmë masat e reja, ndalohen ritet fetare, tubimet dhe...(E PLOTË) Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës vendos të mos e shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, ndonëse prej më shumë se 5 ditësh janë shënuar rreth 200 të infektuar për çdo 24 orë.

Avdullah Hoti tha se pas takimit me ekspertët ka vendosur të ndjekë strategjinë e zbatimit me rigorozitet të masave anti-Covid, ndërsa skenari i dytë do të ishte ai i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Hoti tha se parlamenti do të votojë sot në mbrëmje për masa shtesë, pjesë e të cilave do të jetë forcimi i gjobave për shkelësit e protokollit anti-Covid, ndalimi i tubimeve dhe ndalimi i riteve fetare, raporton newsbomb.al.

Kryeministri i Kosovës u shpreh se për të luftuar koronavirusin duhen vetëm tre masa të thjeshta; distanca, maskat dhe higjena. Ai tha se historitë e personave që kanë humbur familjarët nga Covid-19 do të transmetohen në edicionet e lajmeve, që qytetarët të kuptojnë se situata nga koronavirusi është vërtet serioze.

Pjesë nga deklarata e Hotit:

Kemi marrë një sërë masash për t’u përgatitur për valën e dytë në vjeshtë. Kemi nisur procedurat për testet dhe terapitë e Covid, por edhe injeksionet që priten si dhe injeksione për gripin sezonal. Kemi shqyrtuar dy skenarë, skenari i parë që nënkupton zbatim shumë rigoroz të masave dhe skenari i dytë që është shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Jemi duke ndërtuar një strategji imediale që të merremi me këtë situatë të re. Ka një paktueshmëri të përgjitshme që të zbatojmë planin e parë, pra zbatimin e masave dhe të mos shpallim gjendjen e jashtëzakonshme. Menjëherë sot do të votojmë një numër shtesë të masave. Policia është angazhu për planin e bashkëpunimit me komunat dhe inspektoriatin sanitar.

Masat shtesë të cilat do të propozohen sot do të jenë më shumë rigorozitet në ato që kemi marrë më herët, sepse masat më efektive për të parandalu Covidin mbeten të thjeshta, maska, distanca dhe higjena. Këtë do ta zbatojmë plotësisht në bashkëpunim me policinë dhe nuk do të ketë asnjë lloj tolerance.

Masa të tjera janë për institucionet dhe objektet që të vendosin dezinfektues, ndalohen tubimet publike dhe ritet fetare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010823011398315
array(1) { ["section"]=> string(125) "kosova-nuk-e-shpall-gjendjen-e-jashtezakonshme-hoti-sot-votojme-masat-e-reja-ndalohen-ritet-fetare-tubimet-dhe-e-plote-213633" }