Kosova rrëmben Ditmir Bushatin? Vetëvendosja e propozon për ministër të Jashtëm

Publikuar tek: aktualitet, më 23:36 12-11-2019 Kosova rrëmben Ditmir Bushatin? Vetëvendosja e propozon për ministër të Jashtëm Ish ministri i Jashtem i Shqiperise, Ditmir Bushati

Përveç publicistit Veton Surroi i cili u aludua se mund të ishte ministri i ardhshëm i Jashtëm i Kosovës, tashmë përflitet se në krye të postit të kryediplomatit mund të jetë Ditmir Bushati.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, ka kundërshtuar me forcë idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Sipas burimeve të mediave kosovare, koalicioni i ardhshëm qeverisës midis VV-LDK, ka në radarët e saj për postin e kryediplomatit, ish ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushatin.

Bushati në një intervistë të dhënë javë më parë, ka zbuluar shumë detaje rreth idesë së ndryshimit të kufijve, për të cilën ai ka dalë gjithmonë kundër. Madje ai tha se në tavolinën e tij i është zbuluar harta se si po planifikohej ndarja e Kosovës.

Për pozitën e ministrit të Jashtëm në Kosovë se fundmi është përmendur edhe publicisti Veton Surroi, por që ky i fundit e mohoi diçka të tillë.

Surroi gjatë gjatë fushatës së zgjedhjeve të 6 tetorit doli në përkrahje të partive opozitare, LDK-së e Vetëvendosjes.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076198577880859
array(1) { ["section"]=> string(85) "kosova-rremben-ditmir-bushatin-vetevendosja-e-propozon-per-minister-te-jashtem-185686" }