Kosova ‘rrëmben’ një tjetër medalje të artë, xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris

Publikuar tek: sport, më 08:20 09-02-2020 Kosova ‘rrëmben’ një tjetër medalje të artë, xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris

Një tjetër medalje e artë shkon në Kosovë pasi xhudistja Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Grand Slam-in e Parisit në kategorinë -52 kilogramë.

Ajo mposhti në finale xhudistin italiane Giuffrida Odetta. Krasniqi e fitoi me anë të një ‘Ëassari’, duke e rrëzuar kundërshtaren.

Krasniqi vinte në këtë Grand Slam pas një medaljeje të artë në Qingdao Masters në dhjetor të vitit të shkuar. Kjo është medalja e parë e saj në një Grand Slam.

Në lidhje me fitoren e saj ka reaguar dhe presidenti Hashim Thaçi, i cili përmes një statusi në Instagram ka deklaruar se ky ishte ‘një triumf i pritur, sepse Kosova i ka xhudistet më të suksesshme në botë’. 

Kujtojmë që me medalje nga Parisi ka dalë dhe xhudistja Nora Gjakova. Ajo ka marrë medaljen e bronxit në kategorinë 57 kg.

Screenshot_3_copy_copy_copy_copy_copy_copy.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070259571075439
array(1) { ["section"]=> string(93) "kosova-rremben-nje-tjeter-medalje-te-arte-xhudistja-distria-krasniqi-triumfon-ne-paris-194554" }