Kosova tërheq kërkesën për anëtarësim në INTERPOL

Publikuar tek: rajon, më 22:49 15-10-2019 Kosova tërheq kërkesën për anëtarësim në INTERPOL INTERPOL

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka vendosur të kërkojë shtyrjen e votimit për anëtarësimin e Kosovës në policinë ndërkombëtarë INTERPOL për vitin e ardhshëm.

Kosova kishte planifikuar që të kërkojë anëtarësimin në këtë organizatë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme e cila është hapur sot në Kili.

Republika e Kosovës kishte aplikuar për pranim në janar të këtij viti dhe kërkesa e saj ishte pranuar nga Komitetit Ekzekutiv i Interpolit.

Në një njoftim të shkurtër të zyrës së zotit Haradinaj thuhet se “duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”.

Zyrtarët e Beogradit e cilësuan këtë tërheqje si fitore diplomatike ndaj Kosovës.

Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar Kosova nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtare e kësaj organizate.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074660778045654
array(1) { ["section"]=> string(56) "kosova-terheq-kerkesen-per-anetaresim-ne-interpol-182216" }