Edhe Kosova është “ngjyrosur” kuqezi për festën e 28-29 Nëntorit.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuqezi, duke marrë një pamje tepër të bukur.
Ndërkaq edhe ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është mbuluar me drita Kuq e Zi.
Ky është një gjest që është ndjekur edhe nga vende të ndryshme të botës për t'iu bashkuar festës së vendit tonë kombëtare.