Kosova zhgënjen në ndeshjen me Moldavinë, nuk shkon më shumë se një barazim minimal (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 22:50 03-09-2020 Kosova zhgënjen në ndeshjen me Moldavinë, nuk shkon më shumë se një barazim minimal (VIDEO)

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e parë e National League mes Kosovës dhe Moldavisë, me këtë të fundit që mori një barazim pas 8 humbjesh rresht.

Sfida e luajtur në Parma nuk prodhoi fitues edhe pse “dardanët” luajtën më mirë se skuadra moldave.

Fillimisht ishte Nikolaesku që shënoi golin e parë në minutën e 20-të të pjesës së parë.

Kosova hidhet e gjitha në sulm e në pjesën e dytë gjen golin e barazimit me Kolollin.

Një ndeshje zhgënjyese për Kosovën që nuk fiton ndaj një kundërshtari që në 8 ndeshjet e fundit kishte marrë vetëm humbje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091571807861328
array(1) { ["section"]=> string(95) "kosova-zhgenjen-ne-ndeshjen-me-moldavine-nuk-shkon-me-shume-se-nje-barazim-minimal-video-219188" }