Kosovarët tentojnë të arratisen, qëllojnë dhe vrasin policin kufitar në Malin e Zi

Publikuar tek: rajon, më 00:01 16-12-2019 Kosovarët tentojnë të arratisen, qëllojnë dhe vrasin policin kufitar në Malin e Zi Foto ilustruese

Tre shtetas kosovarë pasi u kapën në kufirin e Kosovës me Malin e Zi pa dokumenta dhe tentuan të ikin, patën një përplasje me një polic kufitar malazez.

Pas të shtënave u raportua se polici kufitar malazez me inicialet M.L u qëllua në një automjet ndërsa kapi shtetasit kosovarë pa dokumente.

Si pasojë e të shtënave pjesëtari i Policisë Kufitare M.L. ndërroi jetën sonte në spital pasi u plagos rëndë nga të shtënat në Igalo, mësojnë burimet e TV CrnaGora në Mal të Zi.

'Pasi u përpoqën të shpëtonin për në kufi, sulmuesit u arrestuan në Sutorina', ka bërë me dije mediumi malazez.

Të shtënat raportohet se kanë ndodhur rreth orës 2:45 pasdite. Policia tha se tre personat që u gjetën në Sutorina ishin pa asnjë identitet.

Sulmuesit u arratisën pas të shtënave, por u gjetën në Sutorin dhe u arrestuan ndërsa po përpiqeshin të largoheshin nga Mali i Zi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076751708984375
array(1) { ["section"]=> string(88) "kosovaret-tentojne-te-arratisen-qellojne-dhe-vrasin-policin-kufitar-ne-malin-e-zi-189499" }