Kosovarët vizitë në shtëpinë e Nexhmije Hoxhës: Legjendat nuk vdesin kurrë

Publikuar tek: barometri, më 13:21 22-03-2018 Kosovarët vizitë në shtëpinë e Nexhmije Hoxhës: Legjendat nuk vdesin kurrë

Një grup kosovarësh kanë mbërritur këtë fundjavë në shtëpinë e të vesë së diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxhën.

Osman Bytyqi, në një prononcim për neësbomb.al thotë se e ka vizituar dhe nuk është hera e parë. “Kam lindur enverist. E dua dhe e çmoj shumë çfarë kanë bërë për shqiptarët” thotë Osman Bytyqi, i pyetur nga gazetarët e neësbomb.al se pse ka shkuar për vizitë te Nexhmije Hoxha. Kur pyetet për rënien e komunizmit dhe antipatinë që kanë shqiptarët në Shqipëri për regjimin, Bytyqi thotë: “Nuk ia dinë vlerën”. Ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Osman Bytyqi dhe një grup tjetër kosovarësh kanë bërë vizitën te Nexhmija pasi kjo e fundit, më shumë se një muaj më parë, në 8 shkurt, mbushi plot 97 vjeç.

“Faleminderit për mikëpritjen bujare oj familja e nderit dhe e kombit. Faleminderit nga shtabi i përgjithshëm i AKSH që më dha mundësinë t’ja ndaj mirënjohjen të madhes. Legjendat kurrë nuk vdesin” shkruan Bytyqi, duke përcjellë edhe videon përkatëse.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006904125213623
array(1) { ["section"]=> string(80) "kosovaret-vizite-ne-shtepine-e-nexhmije-hoxhes-legjendat-nuk-vdesin-kurre-114129" }