Kosovë-Angli/ Nami me shitjen e biletave online në tregun e zi, çmimet arrijnë deri në 1000 euro

Publikuar tek: sport, më 21:59 12-11-2019 Kosovë-Angli/ Nami me shitjen e biletave online në tregun e zi, çmimet arrijnë deri në 1000 euro Stadiumi 'Fadil Vokrri' ne Prishtine

Në datën 17 nëntor, pritet që të luhet sfida e fundit në Grupin A, midis Kosovës dhe Anglisë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ditën e sotme në orën 16:00, Federata e Futbollit e Kosovës filloi shitjen online të biletave pikërisht për ndeshjen e luksit ndaj Anglisë, ku interesi i tifozëve dardanë është tepër i lartë pasi një rezultat pozitiv mund t’i kualifikojë në EURO 2020.

Nga informacionet që vijnë nga Kosova, faqja online ku kryhet blerja e biletave ka pushuar së funksionuari dhe shumica e tifozëve kanë ngelut të papajisur me një biletë për ndeshjen e shumëpritur.

Megjithatë në Kosovë për blerjen e biletave është duke u zhvilluar fenomeni i ‘tregu të zi’ online. Tashmë në disa faqe online në internet, tifozët mund të sigurojnë bileta, por me një çmimshumë më të lartë.

Nga denoncimet dhe ankesat e ndryshme që janë bërë me anë të fotove, dallohet qartë se çmimi për një biletë Kosovë-Angli shkon deri në 1000 euro.

treg.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075681209564209
array(1) { ["section"]=> string(101) "kosove-angli-nami-me-shitjen-e-biletave-online-ne-tregun-e-zi-cmimet-arrijne-deri-ne-1000-euro-185678" }