Kosovë-Serbi/ Meta drekë në Durrës me Thaçin, zbardhet çfarë u tha në tavolinë

Publikuar tek: barometri, më 08:13 10-09-2018 Kosovë-Serbi/ Meta drekë në Durrës me Thaçin, zbardhet çfarë u tha në tavolinë

Trazira të shumta pati sot në Kosovë, pas vizitës së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

 

Ndërkohë Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka drekuar ditën e sotme me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas Metës, u diskutua forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit.

"Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë - Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme”, shkruan Meta.

Reagimi i plotë:

Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët.

Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët. 

Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë - Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022288084030151
array(1) { ["section"]=> string(83) "kosove-serbi-meta-dreke-ne-durres-me-thacin-zbardhet-cfare-u-tha-ne-tavoline-133784" }