Kosta Trebicka i çonte Efraim Diverolit femra në dhomë, rrëfimi i gazetarit amerikan

Publikuar tek: aktualitet, më 07:22 09-07-2015 Kosta Trebicka i çonte Efraim Diverolit femra në dhomë, rrëfimi i gazetarit amerikan

Kosta Trebicka, biznesmeni i ndjerë, i çonte Efraim Diverolit femra në dhomë, në përpjekje për të mos dalë nga biznesi i armëve. Gazetari amerikan  Gay Laëson, në librin e tij ‘’Armët dhe çunat: Si u bënë tre dragomanë nga Majami Beach trafikantët më të pazakontë në histori’’, rrëfen marrëdhënien mes Diverolit, një nga më të fuqishmit në biznesin botëror të armëve dhe Trebickës, biznesmenit shqiptar.

Diveroli, erdhi në Tiranë, për të lidhur kontrata me ortakët e tij shqiptarë, një ndër ta edhe Trebicka, që i çonte Diverolit prostitute në dhomë.

“Të nesërmen në mëngjes, Kosta Trebicka po priste I ulur në hollin e Sheratonit, I paduruar të dëgjonte për takimet që kishte bërë ditën e djeshme Diveroli. I gatshëm si gjithnjë për t’I kënaqur miqtë, Trebicka kishte siguruar një makinë ‘’BMË’’ me gjithë shofer për ditët që Diveroli do të rrinte në Shqipëri. Do t’I gjente edhe një femër të re të lezetshme, dhuratë që tregtari I ri I armatimeve do ta pranonte me kënaqësi.

Diveroli mund t’I kishte rrëfyer Trebickës të vërtetën për takimin e tij me Delijorgjin: AEY-ja do të arrinte ulje çmimi të fishekëve AK-47 vetëm nëse punën e ripaketimit e merrte kompania e Delijorgjit, duke e nxjerrë Trebickën jashtë loje. Por Diveroli bëri atë që ishte mësuar gjithnjë të bënte: u fsheh. Tha se e kishin çuar në një vend ‘’sekret’’ dhe e kishin kërcënuar. Shqiptarët kishin thënë se do të vritej, nëse nuk vazhdonte të punonte me Thomet-in e me Evdin-in si ndërmjetës. I tha Trebickës se Ylli Pinari I MEIKO-s e kishte paralajmëruar ta mbante gojën mbyllur.

Packouzi e kapi në telefon Diverolin në mesnatë, sipas orës shqiptare, Prostituta që I kishte gjetur Kosta Trebicka, po dremiste përkrah tij në shtrat. Kur Packouzi rrëfeu çfarë kishte ndodhur, Diveroli i tha të komunikonte me Ambasadën Amerikane në Bishek dhe të kërkonte ndihmë nga atasheu ushtarak atje. “Tani, do më japësh leje, poi a bëj edhe një herë kësaj prostitutës’’, e mbylli bisedën Diveroli, duke u shtrirë gjakftohtë’’, shkruan gazetari amerikan në libër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhuna në jetimore/ Fjodora Fjora: Mos fusni në një hulli të gjitha edukatoret
Ndahet nga jeta Akademikja e parë shqiptare Andromaqi Gjergji »
Article Logic
Execution time: 0.0091760158538818
array(1) { ["section"]=> string(89) "kosta-trebicka-i-conte-efraim-diverolit-femra-ne-dhome-rrefimi-i-gazetarit-amerikan-15675" }