Kostoja e trajnimit të mbetjeve, dalin SHIFRAT, sa paguan një familje në vit

Publikuar tek: aktualitet, më 09:27 21-11-2018 Kostoja e trajnimit të mbetjeve, dalin SHIFRAT, sa paguan një familje në vit

Kosto vjetore e trajtimit të mbetjeve për 1 banorë llogaritet në 1329 lekë në vit  ose 10.4 euro sipas një metodologjie tashmë të miratuar nga Këshilli Konsultativ i pushtetit vendor me herët këtë vit.

Metodologjia që përcakton koston e trajtimit të mbetjeve u hartua këtë vit dhe është referencë për të njësitë e pushtetit vendor kur ata të miratojnë tarifat e pastrimit.

Sipas kësaj metodologjie një familje me 4 anëtarë duhet të paguajë gjatë një vit një tarifë të përafërt me koston që përllogaritet 5316 në vit, por ndërkohë tarifat specifike do të miratohen nga Këshillat Bashkiake. Aktualisht bashkia e Tiranës më e madhja në vend aplikon tarifë për pastrimin 5000 lekë në vit për familje.

Në koston vjetore prej 1329 lekë për banorë, 478 lekë i zënë shpenzimet për grumbullimin, 495 lekën janë shpenzimet për depozitimin, 196 lekë janë shpenzimet për transportin  dhe 160 lekë llogaritet amortizimi.

Sistemi standard i llogaritjes së kostos për menaxhimin e mbetjeve bazohet në të paktën 6 blloqe të dhënash, ku spikasin investimet kapitale në kamionë dhe kazanë, kostot operative dhe të mirëmbajtjes si transporti dhe personeli, kostot e trajtimit në landfill, kostot e amortizimit dhe ato administrative.

Kostot ndryshojnë nga njëra njësi në tjetrën në varësi të numrit të popullsisë dhe terrenit gjeografik dhe sasisë totale të mbetjeve të gjeneruara.

Në totalin e koston është e përfshirë edhe shuma e totale e tarifës e cila merr në konsideratë shkallën e mospagimit të tarifave për mbetjet. Ajo duhet të jetë pjesë e vendimit të NJQV për të përcaktuar se cila pjesë e kostos duhet të jetë e mbuluar nga të ardhurat tarifore dhe cila do të jetë e mbuluar nga të ardhurat e tjera të njësisë së qeverisjes vendore. Por ndërkohë shuma e vërtete e parave të mbledhur në një vit duhet të mbulojë koston reale vjetore të shpenzuar për menaxhimin e mbetjeve me qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë së shërbimit.

Modeli për përcaktimin e kostos për banorë të trajtimit mbetjeve sipas metodologjisë dhe përvojës së krijuar ndaj furnizimit me ujë, duke përdorur faktorin e faturimit si kriter vendosje të tarifës, e cila në vetvete llogaritet nga një përzierje e disa treguesve.

Modeli ofron mundësinë për përjashtimin e familjeve në skemën e ndihmës sociale, por hollësitë vendosen nga këshillat vendore./Monitor

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.094038963317871
array(1) { ["section"]=> string(81) "kostoja-e-trajnimit-te-mbetjeve-dalin-shifrat-sa-paguan-nje-familje-ne-vit-142281" }