KOTZIAS ‘hidhet në sulm’ ndaj BE-së: Nëse s’hapen negociatat, do të mbani përgjegjësi për çdo gjë në Ballkan

Publikuar tek: politike, më 10:48 18-10-2019 KOTZIAS ‘hidhet në sulm’ ndaj BE-së: Nëse s’hapen negociatat, do të mbani përgjegjësi për çdo gjë në Ballkan Ish-ministri i Jashtë grek Nikos Kotzias

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias fajëson BE-në për mungesë vizioni strategjik në zgjidhjen e problemeve të ndryshme.

Në një postim në ‘’Twitter’’, ish-shefi i diplomacisë greke në vitet 2015-2018 kërkoi në mënyrë të hapur hapjen e bisedimeve për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Ai paralajmëroi BE-në se nëse nuk çelen bisedimet, atëherë Bashkimi Europian duhet të mbajë përgjegjësi për çdo ndërlikim që do të krijohet në rajonin e Ballkanit.

Mesazhi i Kotziasit për BE-në:
Ndërsa  Siria është në zjarr,  BE nuk ka vizion strategjik. Bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë tani. Mbështetja e prekshme e marrëveshjes së Prespës dhe stabiliteti i Evropës Juglindore është ie domosdoshme. Përndryshe, BE do të jetë përgjegjëse për çdo ndërlikim të ri në rajonin tonë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030386924743652
array(1) { ["section"]=> string(111) "kotzias-hidhet-ne-sulm-ndaj-be-se-nese-s-hapen-negociatat-do-te-mbani-pergjegjesi-per-cdo-gje-ne-ballkan-182559" }