Kotzias nxjerr bllof Bushatin: S'kemi diskutuar për çështjen çame. Nuk ekziston

Publikuar tek: politike, më 18:13 29-01-2018 Kotzias nxjerr bllof Bushatin: S'kemi diskutuar për çështjen çame. Nuk ekziston

Menjëherë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, se çamët mund të rimarin pronat e tyre me heqjen e Ligjit të Luftës, ka ardhur edhe reagimi i homologut helen.

Nikos Kotzias mohon të jetë diskutuar një gjë e tillë me Bushatin teksa thotë se “çështja çame” nuk ekziston.

“Kemi diskutuar për zgjidhjen e çështjeve me përfitim reciprok. Çështja çame nuk ishte temë e diskutimit mes nesh. Çështja çame nuk ekziston”, ka deklaruar ministri i Jashtëm grek Kotzias.

Ministri i Jashtëm grek vlerëson se në negociata “u shënua progres esencial në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për këto çështje në dobi reciproke të të dy popujve dhe sipas rregullave dhe vlerave europiane”.

Ai thekson se ka një “përmirësim spektakolar të klimës në marrëdhëniet greko-shqiptare”, që sipas tij “është rezultat i dialogut të sinqertë që po zhvillojnë të dy palët” dhe “vërtetohet nga veprat konkrete”.

Bushati deklaroi sot se: "Ligji i luftës ka dy komponentë, ka komponentin politik sepse do të prodhojë një atmosferë shumë më të mirë midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe ka një komponent ligjor për sa i përket dekreteve të kohës, legjislacionit civil në Greqi, të cilët vendosën nën sekuestro pronat e shqiptarëve, pronat e shtetit shqiptar dhe pronat po të doni të shtetasve shqiptarë me origjinë greke".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.4742259979248
array(1) { ["section"]=> string(84) "kotzias-nxjerr-bllof-bushatin-s-kemi-diskutuar-per-ceshtjen-came-nuk-ekziston-108378" }